"Udhëtimi i një mijë milje fillon me një hap të vetëm" 
Lao Tzu*

Ky sektor është sektori më i popullarizuar dhe ka më së shumti anëtarë dhe pjesëmarrës në aksione të tilla. Kushtimisht, kjo është edhe oferta jonë më e gjerë dhe në të cilën kanë mundësi të na bashkëngjiten gjithë adhuruesit e natyrës dhe jetës së shëndetshme. Arsyeja për këtë qëndron në faktin se ky lloj aktiviteti ofron shumë dhe nuk ka karakter të rrezikshëm.

Ecjet dhe ngjitjet që bëhen gjatë organizimeve tona, ofrojnë pamje shumë atraktive të Kosovës dhe rajonit, por edhe mundësojnë kalitjen fizike dhe psikike të trupit, pa u rrezikuar; pra epet mundësia e përgatitjes graduale të ecësve.

Përparësi tjetër e këtij sektori është edhe natyra e tij rekreative, ku mund të marrin pjesë gjithë moshat dhe gjinitë, pa përjashtim.

image description
Best Seasons:All Seasons

No Trip matches your search criteira