Bjeshkët e Rusolisë

Bjeshkët e Rusolisë (16.02.2020)

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja: e Diel, 16.02.2020 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

  • Reviews 0 Reviews
    0/5
  • Vacation Style Activity Type
    Discovery, Family, Hiking, Kushte dimërore, Tereni: T2, Wildlife
  • Activity Level Moderate
  • Group Size Medium Group
    60
All about the Bjeshkët e Rusolisë (16.02.2020).

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen dimërore që do të zhvillohet këtë të diel në Bjeshkët e Rusolisë. Kësaj radhe do të ecim nëpër peizazhin dimëror të Luginës së Rusolisë dhe Bjeshkën e Zhlebit, për të arritur në kufirin me Malin e Zi.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja: e Diel, 16.02.2020 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpinPrishtina/) ose në Tel: 044 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp).. E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2):
Lartësia max: 2381 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës
Koordinatat gjeografike: 42° 45′ 01” V 20° 14′ 42” L
Kohëzgjatja e Ecjes: 7-8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 15 km
Karakteri i Shtegut: Ecje dimërore
Kërkesa: Përgatitje për ecje dimërore, veshmbathje të përshtatshme. Preferohen shkopinjët dhe getat e këpucëve.

Përshkrimi:
Lugina e Rusolisë është kanjon i veçantë që gjendet në Bjeshkët e Nemuna në perendim të Kosovës, në kufi me Malin e Zi; ndërsa vet Maja e Rusolisë është vetëm njëra nga disa maja që e përbëjnë masivin e Rusolisë. Është territor i veçantë dhe ofron shumë për adhuruesit e natyrës. Ecja përshkon luginën e Rusolisë, në mes bjeshkëve të Zhlebit dhe masivit të Rusolisë, në përfundim të së cilës buron Drini i Bardhë. Itinerari i transportit është Prishtinë-Pejë-Kullë.

Ju lutemi lajmërohuni me kohë që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm