Vargmali i Kukajve-Novobërdë

Vargmali i Kukajve-Novobërdë (26.01.2020)

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 26.01.2020 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

  • Reviews 0 Reviews
    0/5
  • Vacation Style Activity Type
    Children, Family, Hiking, Tereni: T1
  • Activity Level Leisurely
  • Group Size Medium Group
    60
All about the Vargmali i Kukajve-Novobërdë (26.01.2020).

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen malore/rurale të së dielës, ku do të ecet nëpër Vargmalin e Kukajve deri në Kalanë e Novobërdës, si dhe ngjitjen e Bjeshkës së Madhe e cila e mbizotëron këtë rajon. Në tërësi do të ecet rreth 15 km, prandaj konsderojmë se ecja është lehtë e përballueshme edhe për fillestarët.
Ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 26.01.2020 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel: + 383 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut:
Vendndodhja: Bjeshkët e Gollakut/Kukaj
Tereni: T1 shteg i dukshëm livadhor; ngjitje graduale dhe natyrë tipike rurale/bjeshkatare
Kohëzgjatja e Ecjes: 6 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 15 km
Pika më e lartë: 1260 m/lmd

Informata shtesë:
Ecja do të fillojë afër fshatit Slivovë, për të vazhduar nëpër malet e Kukajve, fshati Vllasali si dhe territoret malore të disa fshatrave të kësaj treve, me përfundim në territorin e Novobërdës (Kalaja, Miniera dhe Bjeshka e Madhe).

Në kthim do të bëhet një pushim në lokalet hoteliere të zonës.

Udhërrëfyes: Kristian Gashi
Ndihmës: Florent Shala

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm,