The Blog

Çiklo Sigurt Prishtinë

Aktiviteti: Marsh i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë #ciklosigurt Të nderuar çiklistë, shoqëri dhe ambientalistë, Ju ftojmë të merrni pjesë në marshin e çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. Aktiviteti në kuadër të projektit “Çiklo Sigurt Prishtinë” Projekti “Çiklo Sigurt Prishtinë” është pjesë e projektit “Empower – Engage – Build Ownership”, financuar […]

Shiko thellë në natyrë dhe do të kuptosh gjithçka më mirë

“Gjithpërfshirja Sociale Përmes Aktiviteteve në Natyrë” është projekt i cili e ka krijuar platformën e edukimit në natyrë dhe konceptin gjithëpërfshirës të të gjitha komuniteteve pa dallim. Projekti ka si qëllim gjithashtu zhvillimin e një platforme afatgjatë për edukimin në natyrë në Kosovë, duke hartuar edhe një manual për trajner të cilët punojnë me të […]

Çiklizmi i sigurt në Prishtinë

Të nderuar çiklistë, Ju njoftojmë se Sektori i Çiklizmit i Klubit Alpin Prishtina ka filluar me implementimin e projektit: ‘’Çiklizmi i sigurt në Prishtinë’’, qëllimi i të cilit është vetëdijesimi dhe nxitja e shoqërisë drejt përdorimit të transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me ambientin: biçikletës. Projekti është pjesë e projektit “Empower – Engage – Build […]

Maja e Lubotenit 2498 m/lmd

Të Nderuar Miq, Klubi Alpin Prishtina e fillon programin 2020 me ngjitjen në Majën e Lubotenit, prandaj ju ftojmë të merrni pjesë në ngjitjen dimërore të së dielës. Pjesëmarrja është e hapur, ndërsa nga pjesëmarrësit kërkohet të rezervojnë me kohë dhe të jenë të përgatitur me veshje dimërore. Detajet e Organizimit:Nisja e Saktë: e Diel, […]

Një hap i vogël..

Alpinistët dhe personeli i K.A.P. shpesh janë involvuar në aktivitete sensibilizuese dhe vullnetare, gjithnjë në shërbim të komunitetit dhe në shërbim të kauzave të veçanta. Një aktiviteti i tillë ishte edhe ai i datës 24 dhjetor në Klinikën e Pediatrisë, ku së bashku me ‘Care for Kosovo Kids’ shpërndamë dhurata simbolike për fëmijët të cilët […]

Spiderman sjell Babadimrin në Hemato-Onkologji

Të dashur miq, Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina ju ftojnë që të na bashkëngjiteni në aktivitetin bamirës që ka për qëllim sjelljen e buzëqeshjes në fytyrat e fëmijeve të prekur nga kanceri, që janë të shtrirë në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën Pediatrike në QKUK, Prishtinë. Vullnetarët e KAP dhe CfKK do […]

Bjeshka e Shkrelit (24.11.2019)

Të Nderuar Miq, Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen malore që do të zhvillohet në Bjeshkët e Shkrelit, me qëllim, vizitën në lartësitë alpine të Bjeshkëve të Hajlës së Shkrelit dhe Dramadolit. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 24.11.2019 Vëmendje; gjithë ata që duan të na bashkohen […]

Sqarim për punimet në Shtegun e Arinjve në Gërmi

Masivi malor i Gollakut është një nga resurset më të pasura turistike dhe etno-grafike të Kosovës; fatkeqësisht deri më tani është anashkaluar si nga niveli qendror ashtu edhe nga shumica e organizatave dhe fondacioneve të cilat veprojnë në fushën e turizmit Shtrirja e Gollakut përfshinë 6 komuna të Kosovës dhe disa zona të Serbisë (Medvegja) […]

Klubi Alpin Prishtina, së bashku me Drejtorinë e Parqeve, Komunën e Prishtinës, Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Hortikulturën, është duke e punuar Shtegun e Arinjve i cili e lidh Parkun e Gërmisë me Liqenin e Badovcit, më saktësisht me Strehimoren e Arinjëve. Këtij shtegu do ti rregullohet traseja dhe do të pastrohet nga vegjetacioni […]

Bjeshkët e Zhlebit (20.10.2019)

Të Nderuar Miq, Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të mbahet në Bjeshkët e Nemuna, në Masivin Malor të Zhlebit. Kjo ecje ka për qëllim vizitën në Luginën e Zhlebit dhe Rusolisë, si dhe ngjitjen në Majën e Zhlebit. Detajet e Organizimit dhe Rezervimit: Nisja […]