Klubi Alpin Prishtina, së bashku me Drejtorinë e Parqeve, Komunën e Prishtinës, Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Hortikulturën, është duke e punuar Shtegun e Arinjve i cili e lidh Parkun e Gërmisë me Liqenin e Badovcit, më saktësisht me Strehimoren e Arinjëve.

Këtij shtegu do ti rregullohet traseja dhe do të pastrohet nga vegjetacioni (vetëm në vendet ku është e domosdoshme), duke e trajtuar edhe drenazhimin, rregullimin e dy krojeve përgjatë shtegut, si dhe vendosjen e sinjalistikës.

Si përfundim, shtegu do të mundësojë lëvizjen e sigurt të ecësve, vrapuesve dhe biçikletave, për të krijuar kështu qasje të lehtë në pjesën e Liqenit.

Projekti është financuar nga:

Austrian Development Agency
CARE International Balkans
Rural Economic Sustainability Initiative – RESI Project

Haki Hasanramaj, Fatime Hajdari