Ajo çfarë ofrojmë ne, ka të bëjë me organizimin dhe guidimin e aktiviteteve që lidhen me natyrën. Klubi Alpin Prishtina i ka disa sektorë të cilët funksionojnë në kuadrin e saj, dhe brenda këtyre sektorëve ofrohen shërbime të veçanta për adhuruesit e natyrës. Në organizimet tona përpiqemi të jemi profesional dhe të suksesshëm, si dhe tu përshtatemi kërkesave dhe preferencave të anëtarëve tanë. Aktivitetet tona janë transparente dhe shpallen në faqen tonë të internetit. Në intervale të caktuara bëhen ecje apo ngjitje, në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, etj. Njerëz të të gjitha moshave, gjinive dhe etnive na bashkëngjiten çdo aksion në këto organizime. Sipas standardeve dhe Statutit të Harmonizuar me atë të FBAK-së, ne mbajmë evidencë rregullisht, dhe jemi të përgjegjshëm për rëndësinë e guidimit sa më të mirë në terren.

Disa nga aktivitet tona kanë si synim kampimin, disa ecjet e gjata dhe ngjitjet, por ka edhe të tilla që mund të karakterizohen në mes ecjes dhe turizmit, e që kanë pikë synim vizitën dhe njohjen me qytete, gryka, liqene, fshatra, objekte të rëndësisë së veçantë, si dhe me kulturën e komuniteteve të ndryshme.

PARTNER

People who always support and endorse our good work!