Kthimi në Prishtinë i Ekspeditës së Kosovës në Everest

Miq te bjeshkatarisë,

Pas përfundimit të suksesshëm të Ekspeditës së Kosovës në Everest, alpinistët e Klubit Alpin Prishtina, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, do të kthehen në Kosovë.
Ju ftojmë që t’i presim së bashku në Aeroportin e Prishtinës, të mërkurën, më 31 maj, në orën 19:45.
Klubi Alpin Prishtina organizon transportin falas me autobusë për në Aeroport. Nisja bëhet nga parkingu përballë RTV 21, në orën 18:30.

Ju mirëpresim!Klubi Alpin Prishtina

LEAVE COMMENT