Zonat e mbrojtura

Shekulli që po e lëmë pas do të mbahet mend për ndryshime të konsiderueshme të ndikimit të njeriut në mjedis, ndikim ky i lidhur përveç tjerash nga ritmi i lartë i rritjes së popullsisë në shkallë botërore dhe revolucionit tekniko- shkencor. Ky i fundit krahas rolit të madh që luajti në zhvillimin e industrisë dhe të ekonomisë botërore, pati edhe ndikime negative në natyrë dhe mjedis.

Ngrohja globale, hollimi i shtresës së ozonit, humbja e pyjeve, zhdukja e llojeve dhe shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve natyrore, kanë ndikuar në masë  të madhe në  baraspeshën ekologjike të planetës  duke dëmtuar funksionimin normal të sajë. Së këndejmi ruajtja e natyrës dhe vlerave të sajë mbetet njëra ndër sfidat më të mëdha për njeriun në të ardhmen.

Edhe Kosova e cila ndodhet në qendër të gadishullit Ballkanik nuk ka qenë jashtë këtyre ndikimeve. Territori i sajë me përbërje natyrore shumë komplekse me zona kodrinore, kodrinore-malore e fushore, të përshkuar nga lumenj është shumë tërheqës për studiues dhe vizitorë. Me bukuritë e rralla, vlerat burimore dhe estetike natyrore si dhe diversitetin biologjik të llojeve bimore dhe shtazore, territori i Kosovës është nga më të veçantit në Gadishullin Ballkanik dhe më gjerë.

Në publikimin “Vlerat e trashëgimisë natyrore të Kosovës” janë prezantuar të dhënat themelore për vlerat më reprezentative natyrore të Kosovë, të mbrojtura dhe të propozuara për mbrojtje. Vlerat  e mbrojtura të natyrës përfshijnë sipërfaqe prej  46.247.3 ha ose 4.27 % të  territorit te Kosovës. Prej tyre një Park Kombëtar, 11 Rezervate të Natyrës, 37 Monumente të Natyrës  dhe 2 Peizazhe të Mbrojtura. Nga vlerat më përfaqësuese të natyrës së Kosovës përmendim: Parku Kombëtar Malet e Sharrit, Shpella e Mermertë në Gadime, Kanioni i Mirushës, Parku i Gërmisë, Bifurkacioni i Lumit 9Hyrje.