Vargmali i Tumbës

Vargmali i Tumbës (09.02.2020)

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 09.02.2020 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

  • Reviews 0 Reviews
    0/5
  • Vacation Style Activity Type
    Discovery, Family, Hiking, Kushte dimërore, Tereni: T2
  • Activity Level Moderate
  • Group Size Medium Group
    60
All about the Vargmali i Tumbës (09.02.2020).

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare e cila do të zhvillohet këtë të diel, në vargmalin e Tumbës afër Ujit të Groposur, në bjeshkët Jugore të Kosovës. Kjo ecje fillon nga fshati Pllanjan për të vazhduar drejt kurrizores së Tumbës dhe Majës së Bulecit 1650 m/lmd

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 09.02.2020 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail ([email protected]); (www.facebook.com/KlubiAlpinPrishtina/) ose në Tel: 044 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at/Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut:
Lartësia Max: 1650 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit
Tereni: T2 natyrë tipike bjeshkatare
Kohëzgjatja e Ecjes: 5-6 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 13 km (e përafërt)

Vëmendje:
Kjo bjeshkë është e pasur me ujë dhe kafshë të egra. Maja të cilën do ta arrijmë quhet Bulec, ndërsa vet vargmali gjendet në Bjeshkët e Sharrit, në mes të Bjeshkëve të Therandës dhe Prizrenit. Rrethinat e saj dikur kanë qenë zona të mbrojtura dhe kanë pasur vlera të jashtëzakonshme të florës dhe faunës; ndërsa sot ka iniciativa që ky regjion të vihet nën mbrojtje dhe të përfshihet në Parkun Nacional të Sharrit me qëllim të rikthimit të satusit të mëparshëm.

Merrni ushqim ditor (sanduiq, fruta, arrorë, etj), ujë kemi rrugës. Ecja është dimërore, prandaj duhet të keni me vete këpucë dimërore, xhaketa, rroba rezervë, si dhe patika rezervë të cilat i lemë në autobus (i përdorim pas kthimit).

Udhërrëfyes: Florent Shala
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm,