1000120982_8b9b0190ed00af1b0bad7f385bd239e6-08_05_2026, 11_26_32
1000120982_8b9b0190ed00af1b0bad7f385bd239e6-08_05_2026, 11_26_32

RAFTING NË KANIONIN E OSUMIT

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në turin dy ditor në Kanionin e Osumit në Shqipëri, me qëllim të raftingut grupor në lumin Osum. Ky tour do të zhvillohet me datat 23 dhe 24 Maj 2026 (e shtunë/e diel).

Kanioni i Osumit është kanioni më i madh në Shqipëri, i njohur ndryshe edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”.

Detajet:
Nisja: E shtunë 23 Maj / 06:00
Vendi i Nisjes: Parkingu i Stacionit të Trenit – Prishtinë
Lloji i Transportit: Autobus
Akomodimi: Hotel në Berat
Çmimi: 160.00 €

Në çmim përfshihen: Organizimi, transporti, akomodimi, pako ushqimi gjatë rrugës, darka, mëngjesi, raftingu me pajisjet e plota, Stafi Profesional i Raftingut.

Rezervimin mund ta bëni përmes: [email protected] +383 44 889 519

  • Reviews 0 Reviews
    0/5
  • Vacation Style Activity Type
  • Activity Level Challenging