BIODIVERSITETI I KOSOVËS

“Ndryshueshmëria midis organizmave të gjallë që jetojnë në ekosistemet tokësore,
detare dhe ekosisteme të tjera ujore dhe komplekset ekologjike në të cilat ato bëjnë
pjesë; kjo përfshinë diversitetin brenda llojit, midis llojeve dhe ekosistemeve”1.

E thënë me fjalë të tjera, termi diversitet biologjik shpreh numrin dhe gjithë larminë e
organizmave të gjallë në planet. Brenda këtij termi përfshihet diversiteti i gjeneve,
llojeve dhe ekosistemeve që janë produkt i një procesi evolutiv prej më se 3 miliard vjet.
Njerëzimi dhe mbijetesa e tij varet nga ky diversitet biologjik. Në këtë kuptim termi
diversitet biologjik është sinonim i termit “Jeta në planet”.

Ndonëse Kosova është një vend i vogël, shquhet për një biodiversitet të pasur. Pozita
gjeografike, faktorët gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima, janë disa prej
faktorëve që kanë mundësuar që Kosova të ketë një diversitet të pasur biologjik dhe
peizazhor me një llojllojshmëri të mirë floristike, vegjetative dhe faunistike, ku vlen te
theksohet prania e llojeve relikte, endemike si dhe të llojeve me rëndësi të veçantë.
Zonat më të pasura me florë dhe faunë janë”Malet e Sharrit”dhe “Bjeshkët e Nemuna”.
Kosova akoma nuk ka një inventar të plotë të biodiversitetit.

Tabela 7. Numri i përafërt i disa llojeve në Kosovë ne raport me ato në Shqipëri, Evropë
dhe në botë, sipas grupeve kryesore

Grupi Lloje në Kosovë Lloje ne Evropë Lloje ne Botë
Alga 400 * x >40.000
Kërpudha 100 * 16.000 >70.000
Bimë me lule 1.800 * 11.415 250.000
Insekte 130 * 40.000 1.000,000
Peshq te ujërave te ëmbla 30 * x 8.500
Amfibe 14 62 4.000
Reptilë 14 123 6.500
Shpendë 180 * 450 9.881
Gjitarë 45 * 200 4.327
Legjenda:* : supozohet për numër më të madh të  llojeve x : numër i panjohur

 .